Drejtori i Policisë së Tiranës ka dhënë detaje lidhur me atentatin ndaj biznesmenit Tofik Hyka.

Sipas drejtorit Ardi Veliut i cili shkoi në vendngjarje, atentati ka ndodhur në orën 10:25. Tofik Hyka fillimisht ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë për të marrë ndihmë mjekësore.

“Në orën 10 e 25 ka ndodhur fillimisht një plagosje e rëndë. Policia ka ngritur menjeherë pika kontrolli në të gjithë hyrje daljet e kryeqytetit. Janë shoqëruar disa persona”,

thotë Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu.

Ndërkohë, në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se vazhdojnë kërkimet për të gjetur motorin e atentatorëve, që dyshohet të jetë fshehur në parkingje apo garazhe përreth zonës ku ndodhi ngjarja.

“Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë qenë dy autorë, të cilët janë larguar me një motor”

, thotë zyrtarisht policia.

Gjithashtu, policia thotë se janë sekuestruar pamjet filmike të bizneseve në rrugën “Gjin  Bue Shpata” ku dhe ndodhi atentati. Ndërkohë në komisariat janë shoqëruar disa dëshmitarë. 

/tvklan.al