Pak orë pas vrasjes së efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela në Lezhë, Policia ka shoqëruar në komisariat 15 persona.

Burime për tvklan.al bëjnë me dije se shoqërimet e këtyre personave janë bërë, pasi dyshohet s mund të kenë dijeni për ngjarjen, pasi ende nuk ka një autor të dyshuar për këtë krim.

Po ashtu hetimet po vijojnë në mënyrë intensive në të gjithë zonën, ku FNSH e RENEA për orë me radhë po zhvillojnë kontrolle.

Ne vendin e ngjarjes ka shkuar dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe zëvendës drejtori i përgjithshëm Albert Dervishaj./tvklan.al