Ekzekutimi i Ivanoviçit, Vuçiç në fundjavë vizitë në Kosovë

Ekzekutimi i Ivanoviçit, Vuçiç në fundjavë vizitë në Kosovë

08:01 17/01/2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të shtunë dhe të diel do të shkojë në Kosovë, pas atentatit që iu bë politikanit Oliver Ivanoviç mëngjesin e së martës në Mitrovicë. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e presidentit, shkruan Tanjug.

Vuçiç do të zhvillojë bisedime me serbët në Mitrovicën Veriore, Graçanicën si dhe fshatin Llapllasellë.

Ngjarja:

Lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç u vra mëngjesin e së martës (16 Janar) në veri të Mitrovicës, në hyrjen e selisë së partisë së tij “Nisma Qytetare”, një ngjarje që vjen si goditje për stabilitetin e brishtë në këtë pjesë ende të nxehtë të rajonit të Ballkanit.

Ai u qëllua me 6 plumba në orën 8.30 të mëngjesit, nga persona te paidentifikuar.

Të shtënat, thonë autoritetet, kanë ardhur nga një automjet në lëvizje, një “Opel Astra” që u gjet i djegur rreth 45 minuta më vonë, jo shumë larg vendit të krimit.

/tvklan.al

 

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT