iran

Arabia Saudite do të përballet me “hakmarrjen hyjnore”. Kështu është shprehu udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Kamenei , pas ekzekutimit të klerikut shi’it Nimër al-Nimër si një martir i cili ka vepruar paqësisht. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme iraniane deklaroi se Arabia Saudite do ta paguajë shtrenjtë ekzekutimin e këtij kleriku.

Vrasja e klerikut shi’it nxiti protesta në rrugët e Tehranit.

Mbrëmjen e së shtunës, protestuesit sulmuan me gurë dhe mësynë në ambasadën saudite në kryeqytetin iranian. Policia arrestoi 40 protestues. Arabia Saudite ekzekutoi 47 persona, mes të cilëve edhe klerik al-Nimër, i akuzohej për terrorizëm.

Por udhëheqësi iranian deklaroi se kleriku shi’it u vra për shkak të kundërshtisë së tij ndaj sundimtarëve sunnitë Sauditë. Ai kishte drejtuar protestën anti-qeveritare, cila i parapriu kryengritjes së “Pranverës arabe”, më pas u arrestua në vitin 2012 dhe u dënua me vdekje.

 

Tv Klan