Pesë ditë pas ekzekutimit të 35-vjeçarit Ferdinand Polia në Shkodër , policia ka zbardhur ngjarjen duke vënë në pranga 3 persona, ndërsa në kërkim është shpallur atentatori.

Në sajë të operacionit “step by step”, u arrestuan bashkëpunëtorët që ndihmuan 27-vjeçarin me inicialet K.S të realizojë vrasjen e pronarit të bujtinave në Theth.

Në pranga janë vënë Gilbert Toma 26 vjeç, Kleandro Toma 29 vjeç që të dy banues në Shkodër, dhe Alfred  Martini 20 vjeç nga fshati Bardhaj. Sipas policisë, këta persona kanë mbështetur me logjistikë dhe armatim, si dhe kanë organizuar vrasjen e Polisë pasditen e 20 Marsit. Burime nga grupi hetimor shprehen se ekzekutori është larguar nga Shqipëria sapo ka kryer krimin.

Policia ra në gjurmët e këtyre personave pas kqyrjes së pamjeve filmike të dy kamerave, njëra pranë vendit të ngjarjes dhe tjetra atje ku u dogj motori me të cilin u larguar autori i vrasjes.

Policia ka sekuestruar automjetin i cili është përdorur nga autorët për ndjekjen e viktimës, orientimin e ekzekutorit si dhe kryerjen e vrasjes. Gjatë aksionit u sekuestruan 7 telefona, 17 fishekë, targa automjetesh shqiptare dhe të huaja. Ende nuk dihet motivi që çoi në e ekzekutimin e 35-vjecarit. Leonard Polia u ekzekutua sapo doli nga një servis automjetesh në fshatin Grudë.

Tv Klan