Detaje të reja  kanë dalë sa i përket vrasjes së 36-vjeçarit shqiptar në kryeqytetin grek, Athinë.  Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së mërkurë në lagjen “Peristeri”, të kryeqytetit grek. Ai është gjetur në rrugën Ladhiki 4, pasi aty i ishte lënë takim me një person, ende të pazbuluar. Vrasësi ka mbërritur me një makinë dhe viktima ka hyrë brenda, është ulur te vendi i përparmë i pasagjerit ku edhe është ekzekutuar.  36-vjeçari shqiptar u qëllua katër herë me pistoletë. Autori u largua menjëherë duke e lënë në rrugë shqiptarin e plagosur.

Ky i fundit u gjet i mbuluar me gjak nga një kalimtar, i cili e dërgoi në spital, por 36-vjeçari nuk mundi të mbijetonte.  Policia greke thotë se ka nisur një hetim për këtë ngjarje dhe paraprakisht dyshohet se viktima mund të ketë qenë i përfshirë në trafiqet e drogës dhe trafikun e armëve.

Edhe pse nuk e publikoi emrin e viktimës, policia greke tha se ai kishte qenë i dënuar më parë në mënyrë të përsëritur për vjedhje të ndryshme, përfshirë ato me armë, si dhe për trafik droge. Policia thotë se dyshon shumë për një vrasje me motiv larje hesapesh./tvklan.al

Burimi: news247.gr