Viktima me precedentë penalë, mister autorët

Një 42-vjeçar shqiptar u ekzekutua në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e së hënës në qytetin Krefeld të Gjermanisë. Ngjarja ndodhi pak para orës 20:00 në një nga rrugicat e qytetit. Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur po udhëtonte me biçikletë. Autori i ka dalë nga pas dhe e ka qëlluar të paktën 3 herë në pjesën e kokës. Më pas autori është larguar menjëherë.

Një zëdhënës i policisë gjermane tha se bëhej fjalë për një ekzekutim të pastër pasi autorët kanë lënë pak gjurmë në vendin e ngjarjes. Mediat gjermane raportojnë se viktima ishte një person me precedentë penalë në të shkuarën.

Autoritetet thanë se po hetojnë krimin në disa pista. Në fokus janë konfliktet që viktima ka pasur në të shkuarën apo edhe përfshirja e tij në aktivitete të paligjshme. Në pyetje janë marrë familjarë të viktimës. Mediat gjermane thonë se po zbardhen e edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë me qëllim identifikimin e autorit.

Tv Klan