Një atentat me armë silenciator ka ndodhur gjatë mbrëmjes në Elbasan, ku ka mbetur i vrarë Ravik Gurra, avokati i fisit Çapja, gjithashtu dhe i Emiljano Shullazit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit, rreth orës 19:35 minuta.

Mësohet se një person i maskuar e ka qëlluar tre herë në kokë Gurrën, i cili ndodhej në ambientet e jashtme të një lokali. Forca të shumta policie mbërritën në vendngjarje, ndërkohë që janë ngritur disa postoblloqe në hyrje dhe daljet e qytetit. 30 minuta pas krimit një makinë tip benz është gjetur e djegur në fshatin Bradashesh me të cilën dyshohet se kanë lëvizur autorët.

Policia ka nisur hetimet mbi pistën e vrasjes për shkak të detyrës. Dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur në shenjë hakmarrje mes grupeve kriminale në qytetin e Elbasanit, pasi viktima njihet si avokat dhe person i afërm i fisit Çapja.

Tv Klan