Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër ka mbetur i vrarë pas një atentati që iu bë gjatë natës së shkuar në aksin Milot-Lezhë.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:20, teska 26-vjeçari Xhulio Prela ishte duke udhëtuar me makinë për t’u kthyer në banesë. Mësohet se ai është qëlluar teska ka qenë duke udhëtuar, pasi mjeti i tij tip “Volkwagen” ka humbur kontrollin dhe është gjetur nga forcat e rendit jashtë rruge.

Xholjo Prela, efektivi i vrarë

Policia në një njoftim për mediat, bën me dije se Prela ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit dhe ka nisur puna për zbulimin dhe kapjen e autorëve.

Prela ishte student në vitin 3-të për gradën nënkomisar në Shkollën e Policisë në Tiranë dhe kohët e fundit punonte dhe si efektiv i FNSH në Shkodër.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Në operacion janë përfshirë efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA. Në disa zona janë kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryen kontrolle.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar në mjetin tip “Volkwagen” shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën. Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen./tvklan.al