Menjëherë pas ngjarjes policia arreston autorin e dyshuar, vihet në pranga Hansi (Andi) Jonuzi

Ky është Tauland Gjikaj, i cili mbeti i vdekur nga një antenat në qytetin e Vlorës. 31-vjeçari i cili njihej dhe me dy mbiemrat e tjerë, Beqiraj dhe Manaj, u ekzekutua me breshëri plumbash në trotuar në rrugën transballkanike, pranë Gjykatës së Apelit të qytetit. Ndihma e parë iu dha në vendin e ngjarjes, ndërsa i riu më pas u transportua në spitalin rajonal, ku nuk mundi ti shpëtojë plagëve të marra.

Autori i cili ka vrarë Tauland Gjikën, i maskuar dhe i veshur me të zeza, u largua me këtë automjet me xhama të zinj tip ford. Autori i dyshuar sipas policisë u ndalua vetëm disa minuta pas ngjarjes, në dalje të qytetit. Burime nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçarit është Hansi Jonuzi i njohur dhe me emrin Andi, i cili u ndalua gjatë tentativës për tu arratisur.

Identifikimi i Jonuzit u bë nga dëshmitarët okular në vendin e ngjarjes, të cilët treguan policisë që autori është larguar me këtë automjet. Gjikaj, i cili ndërroi jetë në spital mësohet se është djali i një ish-polici në këtë qytet, ndërsa pas vrasjes atij iu gjet dhe një pistoletë të cilën e mbante me vete.

Burimet thonë se viktima nuk ka qenë një emër i panjohur për policinë. Tauland Gjikaj, 31-vjeçari i ekzekutuar mesditën e kësaj të mërkure rezulton i përfshirë në një përplasje me armë në Vlorë në Shkurt të vitit 2018. Ngjarja e tre viteve më parë ndodhi në lagjen “28 Nëntori”, pranë Kishës Ortodokse. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur tre persona. Gjikaj u arrestua bashkë me dy të tjerë me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe tentativës së vrasjes. Policia njoftoi asokohe se dy grupet rivale u përplasën me armë teksa po lëviznin me dy automjete të ndryshme.

Në muajin Mars ndaj Gjikës ndryshoi masa e sigurisë nga “arrest me burg” në arrest shtëpie. Edhe pse ishte në arrest shtëpiak ai u kap nga policia e Vlorës pak muaj më vonë, konkretisht në Qershor të vitit 2018, duke lëvizur me armë në makinë. Pas arrestimit në muajin Qershor për armëmbajtje pa leje, gjykata e la sërish në arrest shtëpie.

Klan News