Ekzekutohet me armë zjarri një 45-vjeçar në Peqin



Ekzekutohet me armë zjarri një 45-vjeçar në Peqin

15:46 17/10/2021

Trupi i pajetë gjendet në shtratin e lumit Shkumbin

Një shtetas ende i paindentifikuar u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së dielës në afërsi të lumit Shkumbin. Trupi i pajetë u gjet në fshatin Çermë të Peqinit, dhe sipas të dhënave të para i përket një personi rreth 45 vjeç.

Sipas policisë viktima ka 2 plumba në trup, në shpinë dhe në brinjë dhe mund të jetë ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës. 45-vjeçari nuk është banor i zonës, ndaj ka dyshime se vrasja është kryer diku tjetër dhe më pas ekzekutorët e kanë sjellë trupin e pajetë në fshatin Çermë.

Kjo zonë është e izoluar, pa ndriçim, pa banesa apo biznese afër dhe nuk ka kamera sigurie. Megjithatë policia ka mbledhur pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të bizneseve përgjatë aksit Elbasan-Peqin.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, nen drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për identifikimin e viktimës, zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Tv Klan








Të ngjashme