66-vjeçari Behar Sofia i skeduar për drogë

Biznesmeni Behar Sofia është qëlluar me arme silenciator paraditen e sotme teksa po ecte në trotuar tek lumi i Lanës. Autorë ende të paidentifikuar nga policia mendohet se nga makina kanë shtënë me pistoletë në drejtim të 66 vjeçarit duke e lënë të plagosur. Më pas atentatorët dyshohet se janë larguar nga rruga e Elbasanit. 

66 vjeçari u transportua ne spitalin e traumës në Tiranë por nuk mundi ti mbijetojë dy plumbave që mori në gjoks. Viktima, nga fshati Lapardha i Beratit, banonte në zonën e Piramidës dhe në Kombinat.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore, por në vendin e krimit mungojnë kamerat e sigurisë çka vështirëson punën e hetuesve në identifikimin  e atentatorëve.

Behar Sofia ka qenë i shënjestruar nga policia për trafik të lëndëve narkotike. Behar Sofia i njohur edhe me emrin Fatmir Sofia është arrestuar në Turqi në 2 Shtator 1998 gjatë operacionit policor Esas. Ai u vu në pranga për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe gjatë operacionit u sekuestruan 30.5 kg heroinë.

Gjithashtu më herët 66 vjeçarit i kanë vendosur tritol tek bizneset e tij që ndodhen në zonën e Stadiumit Dinamo në Tiranë. Vrasja e tij dyshohet për trafik droge.

Klan News