Evangelos Pallis, i njohur ndryshe dhe si “Apashi” është ekzekutuar në Athinë mëngjesin e kësaj të hëne.

Sipas mediave greke, 60-vjeçari u vra nga persona të panjohur në zonën e Kalithea, rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Pallis kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu. Ai kishte qenë i dënuar për dy vrasje në 1995-n dhe në 2002-n.

E përditshmja Kathimerini shkruan se ai kishte luajtur një rol aktiv në protesta të shumta në burg, ndërsa gjatë viteve të fundit ishte bërë pjesë me një lëvizje anarkiste lokale.

Për ekzekutimin e tij autoritetet policore greke kanë nisur hetimet./tvklan.al