66-vjeçari dyshohet se u qëllua me silenciator

Një ngjarje të rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku u plagos dhe më pas ndërroi jetë në spital një 66-vjeçar nga Berati.

Ai është identifikuar si Behar Sofia, një emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese për shkak të së shkuarës së tij në fushën e narkotikëve.

Ai ka qenë duke ecur në këmbë përgjatë unazës, në afërsi të Piramidës, teksa është qëlluar me armë zjarri nga persona që qarkullonin me makinë.

Fillimisht ai është plagosur dhe është dërguar në spital, ku dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Tv Klan