Një 58-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë. Nga të dhënat e para mësohet se 58-vjeçari Renato Hoxhaj është qëlluar me një plumb në kokë.
Ai është vrarë pranë banesës së tij. Renato Hoxhaj ishte i punësuar si roje në një objekt në ndërtimi.
58-vjeçari ishte i divorcuar dhe njihej si person i qetë. Ende nuk dihen detaje te tjera. Policia ka ngritur një grup i posaçëm hetimor. Po hetohet edhe e kaluar e viktimës për të gjetur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Klan News