“Kol Marrani dhe Preng Simoni mbetën të vrarë mesditën e së hënës në fshatin Lalm i Vjetër. 60-vjeçarët, miq me njëri-tjetrin, udhëtuan drejt fshatit të tyre për t’u kujdesur për banesat, por u ekzekutuan me breshëri automatiku”.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në një nga rrugët e fshatit. Ishte djali i njërit prej viktimave që ka tentuar të fliste në telefon me babain e tij, por që për disa orë nuk u është përgjigjur thirrjeve. Ai ka udhëtuar drejt fshatit Lalm i Vjetër, atje ku ka gjetur trupat e pajetë dhe ka njoftuar policinë. 

Në fillim u raportua se kishte pasur një shkëmbim zjarri mes të dyve, por më pas nga ekspertiza paraprake u konstatua se ata janë qëlluar nga persona të tjerë. Burime nga policia lokale thanë se viktimat janë qëlluar nga një distancë e afërt, ndërsa në vendngjarje është gjetur një numër i madh gëzhojash. Pas vrasjes autorët kanë mundur të largohen pa lënë gjurmë, kjo për shkak se në zonë nuk ka shumë banorë dhe lëvizjet  janë të pakta.

“Për të zbardhur ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor në Drejtorinë e Lezhës. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni lidhur me ngjarjen, por pasi janë marrë në pyetje janë lënë të lirë”.

Një nga pistat ku po hetohen policia është ajo e konflikteve të pronësisë për një sipërfaqe toke që gjendet në fshatin ku ndodhi vrasja. Të dy viktimat ishin banorë të këtij fshati dhe ka dyshime që shënjestra e atentatit të ketë qenë rapsodi Murrani, për shkak se ai ka numrin më të madh të plumbave në trup. 5 vite më parë, ai u plagos me armë në qytetin e Lezhës pas një konflikti të çastit, por mesditën e së hënës nuk mundi t’i shpëtojë breshërisë së plumbave.

Tv Klan