Arjanit Rizaj u qëllua pranë një spitali

Një 53-vjeçar shqiptar i identifikuar nga mediat ekuadoriane si Arjanit Rizaj u ekzekutua pasditen e 9 Nëntorit, teksa qëndronte pranë një spitali në Guajakili.

Keto janë pamjet e mediave vendase që tregojnë momentin kur tentohet që trupi i pajetë i shqiptarit kërkohet të futet në spital. Ai po qëndronte brenda kësaj makine në parkingun e spitalit, kur dy persona me motor i janë afruar dhe kanë qëlluar me pistoletë.

Autorët sipas dëshmitarëve okularë të cituar në disa media në Ekuador, janë larguar me shpejtësi, po me motor. Ndërsa policia thekson se ai u ekzektua me një armë të kalibrit 9 milimetër.

Disa metra larg makinës ndodhej bashkëshortja e 53-vjeçarit, që sipas raportimit të mediave të huaja kishte shkuar të vizitonte babanë e saj në ambientet e spitalit.

Gruaja që sipas mediave vendase e kishte parë ekzekutimin e bashkëshortit, mësohet t’i ketë thënë hetuesve se ata kishin disa kohë në Ekuador. Ajo ka shtuar se bashkëshorti i saj nuk punonte pasi nuk kishte dokumente të rregullta. Ndaj të afërm nga Shqipëria dhe Kanadaja, u dërgonin atyre të ardhura për të jetuar.

Gruaja e 53-vjeçarit shqiptar nuk ka dhënë asnjë indicie për motivet e ngjarjes, megjithëse mediat në Ekuador theksojnë se ngjarja ka ndodhur në të njëjtën ditë me arrestimin e Dritan Rexhepit në Turqi, i njohur si kapo e trafikut të drogës në Ekuador.

Tv Klan