Erald Jonuzi, 35-vjeçari nga Korça u ekzekutua në mbrëmjen e së mërkurës, teksa po dilte nga makina për të hyrë në banesën e tij në zonën Evozmo të Selanikut.

Mediat greke raportojnë se i riu kthehej i vetëm në shtëpi, ndërsa ra pritë e një atentati duke marrë disa plumba në gjoks, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia greke njofton se mbi viktimën u zbrazën 4 plumba. Në vendngjarje u gjetën 4 gëzhoja dhe dy plumba.

Pista kryesore e hetimeve është për larje hesapesh për kontrollin e territorit.  Erald Jonuzi është personazh i njohur në Korçë, dhe njihet me pseudonimin “Zezaku”. Ka precedentë penale në vitin 2009 në Korçë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim.

Tv Klan