Edmond Mustafa, anëtar i një grupi kriminal

Ky është Edmond Mustafa, shqiptari i vrarë mëngjesin e së martës në Tivar të Malit të Zi.

Mediat malazeze bëjnë të ditur se në momentin e atentatit ai ndodhej së bashku me të motrën e tij ne rrugën Marshall Tito. Është qëlluar nga 10 metra distancë nga nje person që po udhëtonte me motorçikletë.

Policia e Shtetit fqinj bën të ditur se për këtë ngjarje është arrestuar si person i dyshuar Dino Ibrahomiç. Ai është anëtar i grupit kriminal Shkaljar, i kërkuar për një tjetër vrasje të kryer vite më parë.

Edhe vetë Mustafa ishte anëtar i të njëjtit grup kriminal. Sipas mediave malazeze, Mustafa në Mars të 2022 kishte fituar statusin e të penduarit dhe të bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke rrëfyer përplasjet e forta dhe vrasjet ndër vite mes grupeve rival Shkaljar dhe të klanit Kavaç.

Hetuesit dyshojnë se kjo ngjarje është një vazhdimësi e konfliktit mes klanit Kavaç dhe Shkaljar, i cili në 10 vite shkaktoi mbi 60 viktima.

Tv Klan