Është shpallur i pafajshëm 55-vjeçari me origjinë shqiptare Osman Shaptafaj, i cili ekzekutoi me armë zjarri të bijë dhe bashkëshortin e saj.

Ngjarja ndodhi në Melburn në prag të vitit të Ri 2020, kur Shaptafaj shkoi në banesën e vajzës dhe dhëndrit të tij, Lindita dhe Veton Musait, 25 dhe 29 vjeç, duke i lënë të vdekur, e më pas qëlloi edhe veten duke u plagosur.

Gjykata e ka shpallur të pafajshëm duke dalë në përfundimin se 55-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mediat vendase raportojnë se ai pritet të dalë edhe në një seancë dëgjimore në fund të muajit Maj. /tvklan.al