Gazetari Artan Hoxha ka paralajmëruar se disponon një video të dyshimtë të një kryetari Bashkie, për të cilën thotë se është në proces verifikimi.

Deklaratën e bëri në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku tha se bëhet fjalë për një video diskredituese.

Por gazetari nuk preferoi të jepte më shumë sqarime, dhe tha se mund të publikohet javën e ardhshme.

Artan Hoxha: Po e verifikojmë javës tjetër, mendova që këtë javë do dilte video përvëluese, s’doli ajo.

Blendi Fevziu: E ke vërtetë videon?

Artan Hoxha: Është lajm që po e verifikojmë.

Blendi Fevziu: Përvëluese është dhe kjo video?

Artan Hoxha: Unë nuk them që është përvëluese, është video diskredituese më tepër. Për mua problem është që s’duhet lejuar që në pozicione të tilla njerëz që kanë besimin e qytetarëve të kenë të drejtë të marrin vendime për jetën e qytetarëve të një vendi. /tvklan.al