Qeveria meksikane ka miratuar së fundmi ekstradimin e “Lordit të drogës”, Joaquin “El Chapo” Guzman, drejt SHBA-ve. Ai do të përballet në këtë vend me akuzat për vrasje dhe kontrabandë.

Avokatët e “El Chapo-s” janë shprehur se do të apelojnë kundër vendimit, në përpjekjet për ta zvarritur procesin për muaj të tërë.

Lordi famëkeq u rikap në muajin Janar, 6 muaj pas arratisjes spektakolare përmes një tuneli nga qelia e tij e burgut.

Autoritetet meksikane e kanë transferuar “Bosin e drogës”, këtë muaj, në një burg pranë kufirit amerikan.

Guzman do të përballet me akuzat e shtatë prokurorëve federalë amerikane. Gjithashtu ai është akuzuar për pastrim parash dhe posedim të armëve dhe drogës. Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Meksikës i ka kërkuar SHBA-së garantimin, që ai të mos dënohet me dënimin me vdekje./tvklan.al