Bosi meksikan i drogës, i njohur me nofkën El Chapo, rrezikon burgimin e përjetshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjykata federale e New York-ut e shpalli atë fajtor për 10 akuza.

Ndër të tjera, ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, vrasje, rrëmbime e përdhunime. Verdikti për Hoakin Guzmanin pritet të jepet së shpejti.

El Chapo u kap në Janar të 2016-s, pas arratisjes disa mujore nga një burg meksikan. Një vit më vonë u ekstradua në SHBA.

Tv Klan