El Chapo shpallet fajtor për të gjitha akuzat – TV KLAN

El Chapo shpallet fajtor për të gjitha akuzat

Joaquin “El Chapo” Guzman është shpallur fajtor nga një gjykatë amerikane në New York, për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të, 10 të tilla.

61-vjeçari nuk është dënuar ende, por vendimi mund të jetë burgim i përjetshëm. El Chapo akuzohet se ka qenë drejtuesi i kartelit famëkeq meksikan “Sinaloa”. Për këtë kartel, prokurorët amerikanë thonë se është furnizuesi më i madh i drogës në SHBA që trafikon lëndën narkotike nga Meksika drejt territoreve amerikane. Vendimi për ta shpallur fajtor për akuzat u dha pas 11 javësh gjykim.

Dëshmitarë dhe të penduar të drejtësisë kanë treguar në gjyq se El Chapo ka qenë i përfshirë edhe në vrasje, rrëmbime, tortura dhe abuzime seksuale. Joaquin Guzman u arrestua në Janar të vitit 2016 pasi u arratis përmes një tuneli nëntokësor nga një burg meksikan. /tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*



Emisione