Barcelona mundet 3 – 1 në shtëpi

El Clasico i parë i sezonit u fitua nga Real Madrid. Los Blancos triumfuan 3 – 1 ndaj Barcelona të shtunën në “Camp Nou” pa tifozë për shkak të masave anti-Covid.

Madrilenët me paraqitjen e tyre bënë që të harrohej starti i dobët në Champions League, pasi u treguan superiorë përballë katalanasve.

Valverde realizoi pas 5 minutave lojë për Real, por avantazhi nuk zgjati, pasi Ansu Fati barazoi pak më vonë. Suksesi i Real Madrid u vendos në pjesën e dytë. Kapiteni Ramos fitoi një penallti që e ktheu në gol po vetë në minutën e 63’.

Modric e bëri të sigurt në çastet e fundit të kohës së rregullt, duke shfrytëzuar gabimet e mbrojtjes së Barçës. Me këtë sukses Real Madrid mori kreun e La Liga, duke sjellë qetësi në ekip ku ditët e fundit u përfol edhe për një zëvendësim të trajnerit Zidane për shkak të rezultateve.

Tv Klan