El Clasico edhe pse nuk ka më objektiva mbetet një ndeshje prestigji. Sot në orën 20:45 në stadiumin “Camp Nou” do të jetë një tjetër supersfidë mes këtyre rivalëve.

Barcelona e siguroi titullin kampion, ndërsa Real Madrid është në zonën Champions. Katalanasit e fituan sfidën e fazës së parë në fushën e madrilenëve dhe një sukses në shtëpi do të ishte një tjetër provë force, në sezonin që po shkon më së miri në Spanjë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të sfidohen sërish në garën e golashënuesve.

Ky do të jetë El Clasico 238 në të gjithë aktivitetet. Real Madrid numëron 95 fitore, Barcelona 93, ndërsa në 49 raste është mbyllur në barazim.

Katalanasit do të përpiqen të zgjasin në 41 ndeshje pathyeshmërinë në kampionat, një tjetër përmirësim i rekordit. Për Real Madrid do të ishte një fitore morali para finales së Champions League me Liverpool që do të luhet më 26 Maj.

Tv Klan