‘El Clasico’ vendimtare Real Madridin dhe Barcelonën



‘El Clasico’ vendimtare Real Madridin dhe Barcelonën

15:30 10/04/2021

Real Madrid  do të përballet të shtunën në mbremje me Barcelonën, në një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare në garën për titullin kampion në La Liga.

Kjo do të jetë ndër klasikët më të rëndësishme të futbollit, ku  të dyja skuadrat kërkojnë me patjetër 3 pikët, pasi barazimi nuk  i’u shërben shumë.

Në prag të kësaj sfide  përpara mediave ka folur trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, i cili u shfaq optimist për këtë ndeshje dhe madje habiti me dekalaratën e tij për Messin.

“Barcelona ka lojtar shumë të mirë. Ne do të përpiqemi të ndalojmë pikat e tyre të forta, sepse kanë shumë. Uroj që kjo të mos jetë ndeshja e fundit e Messit kundër Realit. Largimi i tij nga Barcelona do të ishte një humbje për kampionatin spanjoll. Hazard nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje por kemi skuadër të madhe, po shijojmë edhe momentin e mirë të Vinicius. Në këtë sfidë do të japim gjithçka dhe jemi pozitivë”, tha Zidane.

Edhe trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman foli  në prag të kësaj sfide, ku u shpreh se është mjaft i kënaqur me ecurinë që ka patur ekipi i tij në javët e fundit dhe se shpreson që të marrë 3 pikët për të qenë pranë  titullit kampion.

“Ekipi ka besim ,kohët e fundit kemi pasur rezultate shumë pozitive. Kemi një ndeshje të madhe kundër Real Madridit. Jemi duke luftuar për një trofe të rëndësishëm, ndeshja është shumë vendimtare. Po përgatitemi mirë për çdo skemë që do të ketë kundërshtari. Tashmë ekipi ka nevojë për Messin në formën e tij me të mirë. Duhet t’i bëjmë gjërat ashtu siç duhet”, tha Koeman.

Sfida Real Madrid -Barcelona do të luhet në orën 21:00 dhe do të jetë El Clasico e parë që do të luhet në Stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

Klan News







Të ngjashme