Koeman kundër Ancelotti, Busquets do historinë ndaj Real Madrid

Stadiumi mitik “Camp Nou” do të jetë skena e kësaj të diele në futbollin europian, e një lufte sportive dhe emocionuese mes Barcelonës dhe Real Madrid. Dy skuadrat vijnë në forma thuajse të njëjta në këtë 90 minutësh, teksa statistikat flasin në favor të Real Madrid. Kryeqytetasit nuk kanë humbur në katër ndeshjet e fundit mes tyre, duke regjistruar tre fitore dhe një barazim. Real nuk ka pësuar disfatë në tre përballjet e fundit në shtëpinë e Barcelonës dhe kjo kënaq jo pak trajnerin Carlo Anceloti, i cili pas dehjes me gola ndaj Shaktar kërkon të marrë maksimumin dhe ndaj Barcelonës.

Historia nuk është në kahun e italianit, që nuk ka fituar asnjë nga pesë ndeshjet e tij jashtë fushe kundër Barcelonës, dy humbje dhe tre barazime. Dhe kolegu i tij, Ronald Koeman nuk ka një histori të suksesshme, pasi në rast të një disfate, holandezi do të bëhet trajneri i dytë në historinë e La Liga që humbet tre ndeshjet e tij të para në Klasiken e futbollit spanjoll.

Barcelona ka shënuar gol në 34 nga 35 ndeshjet e fundit në shtëpi, 79 në total, me një mesatare prej 2.3 golash për ndeshje, duke dështuar vetëm kundër Atlético de Madrid në Maj 2021. Nëse e fiton dhe këtë duel, mesfushori Sergi Busquets do bëhet dhe lojtari me më shumë triumfe në historinë e klasikes. Në krahun tjetër, Benzema ka shënuar 10 gola në 36 ndeshjet e tij si lojtar i Real Madridit kundër Barcelonës në të gjitha garat dhe është një nga vetëm 13 lojtarët që kanë arritur gola dyshifrorë në historinë e El Clásico.

Klan News