Barcelona sfidon Real Madrid të dielën për të thelluar distancat e titujve

Barcelona-Real Madrid është finalja e Superkupës së Spanjës në Rijad. Katalanasit projektuan biletën për në aktin e fundit të kompeticionit, pasi fituan pastër 2-0 ndaj Osasunën.

Një përballje e vendosur nga Robert Lewandowski dhe talenti Yamal, që ndërtuan kështu një ‘El Clasicco’ për të kurorëzuar fituesin e kompeticionit të parë këtë vit në shtetin iberik.

Golat e polakut kanë qënë vendimtar për skuadrën e Çavi Hernandes, pasi Barcelona nuk humbet në 26 nga 31 ndeshjet ku shënon 35-vjeçari.

Llogaritë i mbylli talenti Yamal në fundin e kohës së rregullt. Katalanasit janë kampionët në fuqi të La Liga, ndërsa përballë do kenë fituesin e Kupës së Mbretit në sezonin e shkuar.

Finalja e madhe do të luhet këtë të dielë në Rijad të Arabisë Saudite, që është shndërruar kështu në shtëpinë e Superkupës së Spanjës.

Klan News