perimetAutoriteti i Kontrollit të Ushqimit në Elbasan ka kaluar në një fazë të re kontrolleve të produkteve bujqësore e blektorale.

Sipas korespondentit të televizonit Klan në Elbasan, Fatos Salliu, këto ditë vëmendja është përqëndruar në kontrollin e djathit dhe bulmetrave. Nisur nga shqetësimet e konsumatorëve, por edhe udhëzimit të ministrit, AKU në këtë qark ka përfunduar monitorimin e tregjeve kryesore dhe tashmë është duke kontrolluar stabilimentet e prodhimit të djathit dhe baxhove.

Djathi po kontrollohet për përmbajtjen e niseshtesë dhe përbërësve të tjerë të pa lejuar.

Drejtori i AKU në Elbasan, Zenun Bullari deklaron se ky është një aksion në shkallë të gjërë e që do të përfundojë brenda datës 20 të këtij muaji në të gjithë Qarkun e Elbasanit. Subjektet e kapura me shkelje janë penalizuar me gjoba dhe mbyllje të aktivitetit.

Me afrimin e stinës së ngrohtë AKU në këtë qark ka paralajmëruar se do t’i intensifikojë kontrollet në të gjitha drejtimet.

Tv Klan/Fatos Salliu