elbasan protesteDhjetëra banorë të Labinotit –Fushë, në Elbasan, protestuan para zyrave të Komunes, pasi prej 3 vjetësh, ky këshilli komunal, nuk miraton buxhetin. Kjo, sipas banorëve, ka paralizuar investimet dhe shërbimet ndaj popullsisë.

Të irrituar, ata kanë tentuar të futen në mbledhjen, që po zhvillohej.

Ndërsa,  sipas këshilltarëve pengesë për mos miratimin e buxhetit, është bërë kryetari i komunës, përfaqesues i të majtës në këtë zonë.

Për shkak të tensionimit të situatës, është dashur ndërhyrja e prefektit të Elbasanit, Arben Kamami, deputetit Luçiano Boçi dhe shumë forca policie  që gjithçka të normalizohej.

redaksia tvklan.al