Fëmijët elbasanas kanë festuar sot vitin e mijëvjeçarit të ri. Ishte një bashkëpunim i Bashkisë së Elbasanit me Drejtorinë Arsimore në Rreth që bënë të mundur gëzimin dhe festimin e Vitit të Ri nga qindra nxënës të shkollave të qytetit. Në fjalën e tij Drejtori i Drejtorisë Arsimore në rreth, Kozma Hakani, i uroi fëmijëve sukses në shkollë dhe shëndet në familje. Kryetari i Bashkisë Engjëll Dakli ka trokitur gotat në çdo tavolinë me fëmijët më të dalluar. Dakli duke i përshëndetur tha se jeta jonë nuk do kishte kuptim pa gëzimin tuaj. Qendra Kulturore e Fëmijëve kishte përgatitur më pas një program kulturor dhe artistik, me këngë, numra cirku, humor, recitime dhe valle. Në fund fëmijët morën pakot me dhurata./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj