AmbulancaNjë 62 – vjeçar ka humbur jetën në Elbasan. Ngjarja është shënuar mesditën e sotme në vendin e quajtur, rrethrrotullimi i unazës së vjetër.

Viktima, emri i te cilit nuk eshte bere i ditur ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është përplasur nga një kamion.

Me gjithe ndihmë e shpejtë që i`u dha në spital, ai nuk ka mundur t`u mbijetojë plagëvë.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e kamionit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

tvklan.al