Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

600 milion lekë të Bankës Botërore zhytur në baltë. Zona e Sulovës në Elbasan është zonë karakteristike bujqësore tokat e së cilës përfituan një kredi financiare nga Banka Botërore për të zhvilluar më shumë kullim vaditjen atje. Por tre firmat që fituan tenderin kanë vënë në përdorim vetëm 60 përqind të shumës.

Shirat e para tashmë kanë nisur në Elbasan, kanë shtuar balten duke penguar rikonstruksionin e kanaleve. Banoret e zonës dhe specialistët e bujqësisë shtojnë se firmat që fituan tenderin nuk kanë operuar më parë në bujqësi dhe lekët e Bankës Botërore për të ndihmuar 10 mijë banorët e zonës duket se tashmë janë hedhur në baltë.

Elbasani vazhdon të çudis me lajmet e saj. Një rritës shpendësh nga Klosi i Elbasanit sapo është kthyer nga Greqia ka blerë gjeldetët të cilët shumë shpejt do dalin në tregun e Krishtlindjeve. Por deri atëhere Jemini, fshatari nga Klosi ka menduar t’i bashkojë gjeldetet e tij në Shoqatën “Gjeldetët dhe rritësit e tyre”. Misioni i kësaj shoqate është rritja e mirë e gjelit të detit./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj