Nxënësit e shkollës së Funarit bllokojnë furgonin e mësuesve në mes të rrugës. Janë nxënësit e shkollës 9-vjeçare të cilët nuk kanë lejuar mësuesit që të shkojnë në shkollë.

Shkak për këtë është mungesa e transportit të tyre. Në shkollën e Funarit zhvillojnë mësim disa fshatra mes tyre edhe Mollagjeçi që ndodhet larg.

Nxënësit duhet të përshkojnë disa kilometra për të shkuar aty. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme të prindërve dhe nxënësve çështja nuk është zgjidhur.

Ndaj për këtë arsye ata protestuan dhe do të vazhdojnë të bllokojnë rrugën derisa atyre tu sigurohet transporti./abcnews.al