Më 11 nëntor të vitit ’44, brigada e 15-të sulmuese arrit të çlirojë Elbasanin. Kjo ngjarje u festua dje në qytet me përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë të luftës, ushtarakë dhe qytetarë.

Ceremonia përkujtimore u zhvillua pranë memorialit që përjetëson këtë ngjarje. Kryetari i këshillit bashkiak ftoi të pranishmit të festojnë larg paragjykimeve politike luftën që solli çlirimin e vendit. Në nderim të të rënëve të pranishmit vendosën kurora me lule./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame