Policia e Elbasanit nuk ka lejuar vazhdimin e mitingut të Partisë Demokratike nëpër rrugët e qytetit. Policia ka dhënë leje për zhvillimin e këtij mitingu vetëm para sheshit të Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani”dhe organizuesit e mitingut nuk kishin marrë leje për zhvillimin e protestave nëpër rrugët e qytetit.

Kryetari i degës së Partisë Demokratike për Elbasanin Pavlo Jorgaqi, në fjalën e tij të mbajtur në këtë miting pohoi se demokratët elbasanas nuk do të pajtohen kurrsesi me vjedhjen e votës së 1 tetorit. Jorgaqi iu bëri thirrje simpatizantëve për më shumë pjesëmarrje në mitingje dhe i ftoi ata të dalin çdo ditë nëpër protesta në të njëjtin shesh./tvklan.al