Punimet e nisura në fund të vitit 2024 për ndërtimin e autostradës Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII po ecin me ritme të shpejta.

Kështu konstatoi Zv.kryeministrja Belinda Balluku teksa pa nga afër punën në kantier të segmentit Elbasan-Papër-Ura e Grykshit .

“Është një gjurmë totalisht e re, në krah të luginës së lumit Shkumbin… nuk do të shqetësojë trafikun.. 40 km, një tjetër autostradë e kategorisë A, që ploteson kushtet dhe kriteret europiane”, tha Balluku.

Korridori 8 është një nga më të rëndësishmet paneuropiane në vend.

“Korridori 8 është i rëndësishëm jo vetëm për transportin por edhe energjinë, sigurinë e aleancës NATO”, shprehet Balluku.

Ndër të tjera Balluku u ndal edhe tek segmenti Kashar-Lekaj dhe Baypass-i i Elbasanit.

“Shumë shpejt do të fillojë Kashari në drejtim të Lekajt, në negociatë për baypass-in e Elbasanit që është pika kyçe”, shtoi zv.kryeministrja.

Për zv.kryeministren Korridori 8 ka edhe një ndikim shumë të madh në operimin e Portit të Ri të Portos Romanos, që do t’i shërbejë edhe Maqedonisë së Veriut.

Tv Klan