Një 42 – vjeçar i ka shpëtuar një atentati në qytetin e Elbasanit.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash Qani Alibeaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së martës, jashtë ambienteve të një lokali, në rrugën “Rinia”.

Sipas dëshmitarëve, autorët udhëtonin me një automjet tip BMW në momentin që kanë qëlluar ndaj 42 – vjeçarit.

Ky i fundit ka marrë një plumbë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët e atentatit janë larguar me automjetin e tyre në drejtim të qendrës së qytetit. Forcat e policisë kanë sekuestruar në vendngjarje disa gëzhoja fishekësh.

elbasan1

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në akset kryesore të qytetit për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Tv Klan