Elbasani dhe fisi Çapja do të dalin në Netflix, Artan Hoxha: Dokumentar për kokainën e Kolumbisë



Elbasani dhe fisi Çapja do të dalin në Netflix, Artan Hoxha: Dokumentar për kokainën e Kolumbisë

23:19 30/03/2021

Në Netflix do të transmetohet së shpejti një dokumentar që tregon trafikun e kokainës nga një prej karteleve të Kolumbisë dhe që përfundon në Elbasan.

Kjo është deklarata që ka bërë gazetari Artan Hoxha, i cili ishte i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan për të diskutuar për bandat e Elbasanit dhe arrestimin e Ardjan Çapjas.

Hoxha ka treguar se është në dijeni për këtë dokumentar të përgatitur për kokainën e Kolumbisë, ku përfshihet edhe Elbasani, e specifikisht fisi Çapja.

Një nga kompanitë më të mëdha në botë për prodhimin e dokumentarëve, e cila prodhon edhe për Netflix, ka prodhuar një dokumentar sepse e kam të plotë nuk e di kur do e publikojnë, i cili fillon me kartelin e Gjirit në Kolumbi dhe mbaron në Elbasan. Dhe merret me Çapjat. Fillon me kartelin e Gjirit në Kolumbi dhe vazhdon seriali dhe vjen në Elbasan dhe do të shikosh se si e trafikojnë kokainën në Londër grupet e Elbasanit. Elbasani ka 4 grupe në konflikt me njëri-tjetrin, janë 2 me 2. Ke një grup tjetër i pestë që është më i tërhequr, është më i vjetër, është pothuajse i vjetër sa Çapjat por është i tërhequr, ka kohë që është i tërhequr, por nëse do t’i duhet të hyjë në lojë, hyn në lojë, deri tani nuk ka hyrë në lojë. Dhe grupi rival që u ka dalë Çapjave u ka dalë pas ngjarjes së 2016. Deri aty ata i kanë thyer të gjithë rivalët dhe kjo ka qenë aftësia e tyre. Te dokumentari do të shikosh edhe foton e Kryeministrit tonë me Çapjat sepse ata i kishin mbledhur dhe ka qenë një grup që ka punuar gjatë. Një nga kartelet më të mëdha, karteli i Gjirit ka pranuar që të filmojë një nga aksionet e veta për ata që organizonin dokumentarin”, u shpreh gazetari Artan Hoxha. /tvklan.al







Të ngjashme