Ivan Gvozdenovic do të jetë trajner i Elbasanit edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi verdheblu njoftoi konfirmimin e trajnerit serb në stol edhe për një tjetër edicion.

Paraqitjet e treguara nga skuadra në drejtimin e 46-vjeçarit kanë bindur drejtuesit për të vazhduar bashkëpunimin.

Gvozdenovic mori drejtimin e Elbasanit më 5 Dhjetor të vitit të kaluar dhe nga mbijetesa, e dërgoi skuadrën në luftë për “Final Four”.

Verdheblutë ishin në garë për vendin e katërt deri në javën e fundit, kur u mposhtën në ndeshjen direkte nga Partizani dhe e mbillën kampionatin në vendin e pestë.

Me konfirmimin e Gvozdenovic në stol, tek Elbasani synojnë objektivat madhorë për sezonin e ardhshëm.

/tvklan.al