Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ky pus uji i stacionit të pompimit të Elbasanit, nuk përdoret për furnizimin me ujë të qytetit, pasi një fshatar i vendosur këtu është bërë pronar i tij. Pasi ka ndërtuar shtëpinë pranë, fshatari ka rrethuar edhe tokën ku ndodhet pusi dhe tani kërkon 20 milion lekë të vjetra për ta lëshuar.

Sipas rregullave teknike në një rreze prej 200 metrash rreth objekteve burime ujore, nuk lejohet ndërtimi i asnjë objekti tjetër. Ndërmarrja e ujërave, ka lajmëruar edhe pushtetin lokal, por pusi vazhdon të mbetet pronë e fshatarit. Për furnizimin normal të Elbasanit me ujë, gjatë verës janë vënë në punë edhe dy pompa rezervë.

Ndërsa në zonën e Krastës atje ku ndodhen depozitat e stacionit të pompimit, një punim me vlerë 40 mijë dollarë mundëson sistemimin e kanaleve të ujërave të zeza, të cilat përziheshin më parë dhe ndotnin depozitat e ujit të pijshëm./tvklan.al