Edhe këtë 14 Mars, Dita e Verës është festuar me një sërë aktivitetesh në Elbasan, në qytetin e traditës. Qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria u bënë pjesë e festimeve.

Parada e karnavaleve është ajo që çeli festimet e kësaj dite. Nuk munguan as veprimtaritë e ndryshme sportive, apo dhe koncerti në qendër të qytetit.

Pjesë e këtyre festimeve ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministra, deputetë dhe pushtetarë. Gjatë vizitës në ekspozitën e fotografëve austriakë, kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat. Për shkak të motit jo të mirë, numri i qytetarëve ishte më i paktë se në vitet e shkuara.

Referuar parashikimeve, festimet e Ditës së Verës në kryeqytet u shtynë për ditën e diel. Bashkia ka parashikuar të zhvillojë 50 aktivitete të ndryshme.

Tv Klan