Ditën e sotme uniformat blu të qytetit të Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Adnad  Bajrami, 29 vjeç.

Ky i fundit dyshohet që ditën e djeshme në lagjen  “Beqir  Dardha”, t’i ketë marrë nga qafa varësen prej floriri shtetases L.T, 51  vjeçe, banuese në Elbasan.

Gjatë rezistencës, në tentativë për të mbajtur autorin për të mos i marrë varësen, është dëmtuar fizikisht nëna e saj, shtetasja S.S, 80 vjeçe. Kjo e fundit, menjëherë  në spitalin   rajonal  Elbasan,  ku ndodhet  jashtë  rrezikut  për  jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të  mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” dhe  “Plagosja  e lehtë me dashje”./tvklan.al