Këshilli i Emërimeve në Drejtësi shpalli një tjetër kandidate për një vend në Gjykatën Kushtetuese, duke e çuar në 5 numrin e kandidaturave që kanë kaluar procedurën e verifikimit.

Elda Toska do të kandidojë për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi publikoi edhe emrat e gjyqtarëve që u ndalohet kandidimi.

KED ka vendosur përjashtimin nga gara të Gëzim Allarajt, Fiona Papajorgjit, Rexhep Bekteshit,Valbona Balës, Klodian Rados dhe Petrit Kajës. Një tjetër përjashtim nga KED është edhe kandidimi i Genc Gjonçajt për t’u bërë pjesë e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Tv Klan