Drama e Sofokliut mbart luftën mes të mirës dhe të keqes

“Elektra” e Sofokliut, me gjithë ndjesinë e hakmarrjes dhe zemërimit, zbret në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental.

Dramën e jetës, e bija e Agamemnonit, e zhvillon pranë një thertorje aty ku ngjyra e gjakut i përngjan vrasjes së të atit, nga nëna e saj për të marrë pushtetin.

Kiço Londo zgjedh këtë vepër të lashtë të dramaturgut grek, sepse në personazhet e shfaqjes plot hidhërim, ka edhe pakëz dritë për të shpëtuar, dhe kjo dritë duhet të shkojë tek publiku.

Ashtu si personazhet e Sofokliut, edhe sot njerëzit mbartin me vete po atë luftë mes të mirës dhe të keqes. Si regjisor, Kiço Londo pranon që i rri besnik skenarit të autorit ndonëse luan më shumë me lëvizjet, kostumografinë dhe ndriçmin.

Kjo dramë e cila më parë ndaloi në Durrës, pas Tiranës do të udhëtojë në të gjithë qytetet e vendit me Tetarin Shëtitës “Çajupi”.

Tv Klan