Një elektricist, baba i dy fëmijëve, ka ndërruar jetë në Tropojë pasditen e së shtunës teksa ishte në krye të detyrës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili për vdekjen e elektricistit Fatjon Halil Hoxha akuzon OSHEE-në.

Ish-kryeministri, pasi shpreh ngushëllimet për të afërmit e elektricistit, thotë se nëse mesazhi i qytetarit dixhital është i vërtetë kemi të bëjmë me një vrajse shtetërore.

Këtu me poshtë është mesazhi i një qytetari dixhital, që akuzon OSHEE për aksidentin tragjik që i mori jetën Fatjonit, pra në rast se kjo është e vërtetë kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore (natyrisht pa dashje), për të cilën shteti duhet të përgjigjet. Lexoni mesazhin e tij. sb

“Z. Berisha 

Fatjon Halil Hoxha, baba i dy fëmijëve. Ky ka vdekur sonte, ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike kur ia kanë ndezur dritat e kanë kallur për së gjalli. Kush përgjigjet për jetën e tij? Kush ja rrit fëmijët?””

, shkruan Berisha në faqen e tij në Facebook.

Në një reagim për ngjarjen e rëndë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE Sh.A) tha se 32-vjeçari Fatjon Hoxha humbi jetën rreth orës 17.00 teksa riparonte defektin në fshatin Rragam, Tropojë.

“Rrethanat në të cilat elektricisti humbi jetën po hetohen nga organet ligjzbatuese”

, tha OSHEE.

/tvklan.al