Arabia Saudite pranon se vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi i ishte e paramenduar. Prokurori i Përgjithshëm saudit, sheiku Sud bin Abdullah al Moxhab e pranoi këtë pistë përmes një deklarate për shtyp, të publikuar në agjencinë shtetërore saudite të lajmeve.

Al Moxhab thotë se në këtë konkluzion u arrit pas shqyrtimit të të gjitha detajeve të servirura nga autoritetet turke, që kanë kryer hetime në ambientet e brendshme të Konsullatës Saudite në Stamboll, ku ndodhi krimi në datën 2 Tetor.

Krimin e pranoi edhe princi i kurorës Mohamed bin Salman, i cili të enjten shprehu angazhimin për të nxjerrë sa më shpejt para drejtësisë autorët. Princi saudit e trajtoi ngjarjen si përpjekje të fshehtë për të futur përçarjen mes Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Qëndrimi i Riadit ka ndryshuar me ecurinë e hetimeve në Turqi. Fillimisht autoritetet saudite thanë se gazetari ishte zhdukur. Më pas u tha se bëhej fjalë për një vdekje aksidentale gjatë marrjes në pyetje. Por hetimet turke nxorrën në dritë se vrasja ishte kryer nga një ekip profesionistësh që e kishin mirëorganizuar vrasjen e gazetarit kritik me Mbretërinë Saudite.

Tv Klan