Real Madrid eliminohet nga Kupa e Mbretit në fazën çerekfinale. Dështimi erdhi pas humbjes 2 – 1 në “Santiago Bernabeu” me Leganes mbrëmjen e së mërkurës.

Një derbi madrilen që shkoi për skuadrën modeste, që kalon falë golave në fushë kundërshtare. Ndeshja e parë kishte përfunduar me fitoren minimale 1 – 0 të Real Madrid.

Skuadra e Zinedine Zidane nuk po ecën këtë sezon në Spanjë, pasi edhe titulli kampion është larg. Gazeta sportive “Marca” e quan dështimin e parë të periudhës Zidane, një situatë të sikletshme.

“Nuk jam i mërzitur me lojtarët, jam i mërzitur me veten. Ata dhanë gjithçka në fushë. Unë jam përgjegjësi.”

Në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kaloi edhe Valencia, që eliminoi Alaves pas penalltive.

Tv Klan