Së fundmi reperi i njohur Noizy ka njoftuar se shumë shpejt do nxjerrë albumin e tij më të ri i cili do publikohet copëza copëza. Ai ka njoftuar se këngët e tij do publikohen nga një çdo javë, ndërkohë që titullin e albumin nuk e ka zbuluar akoma.

Mesa duket Noizy ka bashkëpunuar edhe me artista të tjerë dhe këtë e zbuluam nga një postim që Elgidi ka bërë në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një foto duke matur tensionin në studion e tij muzikore dhe shkruan: Duhet me kontrollu herë pas here tensionin këtë herë!

Producenti na ka lënë të kuptojmë se Alban Skënderaj, Noizy dhe ai do vijnë me një projekt së bashku që me siguri do kthehet direkt në hit. /tvklan.al